Pas rastit të 13 vjeçares protestohet në Prishtinë, kërkohet mbrojtja e vajzave dhe grave
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Me thirrjet “Siguri për vajza dhe gra”, “Kush na mbron nga Policia”, “Ne nuk harrojmë”, “S’ka paqe pa sigurinë e grave”, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar, për të kërkuar siguri ndaj grave dhe vajzave.

Protesta ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e qeverisë.

Aktivistja Fjolla Muqaj, ka thënë se të gjitha gratë e fillojnë dhe e mbarojnë ditën duke u frikësuar për veten e tyre e për shoqërinë e tyre.

Ndërkaq edhe aktivistja Erza Dubrova u shpreh se shteti ose heshtë ose bëhet bashkëfajtor në dhunën që ushtrohet ndaj grave.

Ndryshe, të dyshuarit për dhunimin e 13 vjeçares janë në paraburgim.

Dy të dyshuarve për dhunimin u janë caktuar nga 30 ditë paraburgim nga Gjykata e Pejës më 12 mars 2024.

ndërkaq, Kolektivi "Marshojmë s'festojmë" kishte organizuar marshin tradicional ditë më parë në nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. /A.Zogaj/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024