Pas Leicester Cityt, kjo është skuadra e dytë që siguron ngjitjen në Premier Ligë
Lexohet për: 2 min.
15-Historia 22 vjet
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ipswich Town e ka siguruar ngjitjen në Premier Ligë për herë të parë që nga viti 2002. Kieran McKenna i ka dhënë fund serisë prej 22 vitesh të Ipswich larg elitës së futbollit anglez.

Ipswich Town e siguroi rikthimin në elitën e futbollit anglez pasi fitores së sotme 2:0 ndaj Huddersfield Town, raporton KosovaPress.

McKenna i ka ndihmuar “Djemtë e Traktorëve” gjatë këtij udhëtimi, duke e përfunduar sezonin 2022/23 të League One angleze në vendin e dytë.

Sezoni 2024/25 do të jetë i gjashti për Ipswich në Premier Ligë. Ata do t'i bashkohen kampionit të Championship, Leicester City.

Përfundimi i tyre më i lartë në Premier Ligë erdhi në sezonin 2000/01 kur ata përfunduan në vendin e pestë dhe u kualifikuan për Kupën UEFA 2001/02.

Ipswich do të bëhet zyrtarisht një ekip i Premier Ligës në AGM të Premier Ligës në qershor.

Ata do të zbulojnë ndeshjet e tyre për sezonin e ri kur programi i Premier Ligës 2024/25 të publikohet në orën 09:00 të martën më 18 qershor. Sezoni fillon më 17 gusht.

Ndërkohë, skuadrat e renditura nga vendi i tretë deri në të gjashtin - Leeds, Southampton, West Bromwich Albion dhe Norwich City - do të konkurrojnë për vendin e tretë të promovimit përmes play-off-it, i cili do të përfundojë në stadiumin “Wembley” më 26 maj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024