Pas humbjes në finale, Interi merr lajme të mira
Lexohet për: 2 min.
Zhang
1 vit më parë
Linku u kopjua

Përfundimi i Interit si nënkampion i Evropës ka pasur benefite të rëndësishme ekonomike, duke i ndihmuar ata të përgjysmojnë humbjet e tyre në krahasim me vitin e kaluar.

“Gazzetta dello Sport” raporton se si bilancet e “Nerazzurrëve” për vitin kalendarik 2022 u mbyll me humbje prej rreth 140 milionë euro, diçka që është reduktuar kryesisht nga ecuria e tyre deri në fund të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në futboll, përcjellë KosovaPress.

Interi do të marrë rreth 100 milionë euro nga UEFA falë përfundimit në vendit e dytë në Ligën e Kampionëve, dhe shitja e biletave nga kompeticioni do të sjellë gjithashtu rreth 40 milionë euro. Sponsori “Paramount”, i veshur në finale, ishte në vlerë 4 milionë euro për klubin milanez.

https://kosovapress.com/admin/manchester-city-fiton-ligen-e-kampioneve/

Këtë sezon, Interi pritet të arrijë në 400 milionë euro të ardhura për herë të parë në historinë e tij, gjë që do të çojë në humbje prej rreth 70-80 milionë euro për bilancin që përfundon në qershor 2023, një reduktim jetik.

Pavarësisht kësaj, “Nerazzurrët” do të duhet të ulin kostot dhe të ulin faturën e tyre të pagave, gjë që mund t'i bëjë ata të shesin një lojtar të rëndësishëm të ekipit të parë këtë verë, ndoshta portierin Andre Onana.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025