Pas Haaland, këto pritet të jenë dy transferimet e reja të Cityt
Lexohet për: 1 min.
7-City
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kampioni anglez, Manchester City, e filloi merkaton verore duke siguruar dy sulmues, respektivisht Erling Haaland nga Borussia Dortmundi dhe Julian Alvarez nga River Plate.

Por, krerët e Cityt nuk do të ndalen me kaq, pasi që po synojnë të bëjnë përforcime edhe në repartet e tjera, si në atë të mesfushës dhe në atë të mbrojtjes.

Tani, siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, City është duke punuar që të nënshkruajë me mbrojtësin e Brightonit, Marc Cucurella.

Oferta e parë zyrtare për Cucurellan do të bëhet së shpejti drejt Brightonit, ku ky i fundit sipas spekulimeve që po qarkullojnë, do të kërkojë afro 50 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit spanjoll.

Ndërkaq, përforcimi tjetër që po e kërkon kampioni anglez është mesfushori i Leeds United, Kalvin Phillips.

Phillips po konsiderohet të jetë zëvendësimi kryesorë i mesfushorit Fernandinho, i cili është konfirmuar se këtë verë largohet nga “Etihad”, kur edhe i skadon kontrata e tij me klubin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025