Pas dy lëndimeve të rënda, Courtois rikthehet si titullar i Realit
Lexohet për: 1 min.
4-Courtois
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Rikthimi i Thibaut Courtois në portën e Real Madridit po afrohet gjithnjë e më shumë.

Portieri belg në fillim të këtij sezoni këputi ligamentet e tij, dhe pas rikthimit nga ky lëndim i rëndë, ai e këputi meniskun në gjurin e tij, raporton KosovaPress.

Courtois nuk ka pasur fat këtë sezon me lëndime, por tani është i gatshëm që të rikthehet si titullar te Reali.

Këtë gjë e konfirmoi vetë trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, duke thënë se Courtois është titullar në ndeshjen e radhës kundër Cadizit.

“Courtois do të luajë nesër, Lunin do të luajë kundër Bayernit të mërkurën”, tha Ancelotti.

I pyetur se kush do të jetë portieri numër një nëse Reali arrin finalen e Ligës së Kampionëve, Courtois u përgjigj: “Unë nuk e di”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025