Në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Mal të Zi, më së shumti vota ka marrë Lëvizja Evropa Tani, e ndjekur nga aleanca "Së bashku" dhe koalicioni "Për të ardhmen e Malit të Zi".
Drejtues të partive politike atje, dolën në konferencë për media duke thënë se janë të kënaqur me rezultatet dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Duke u shprehur i hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që ndajnë vlera të njëjta, Spajiq deklaroi se partia e tij prej një partie jo joparlamentare në më pak se një vit arriti të bëhen partia më të madhe në Mali të Zi.
Ndërsa, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq deklaroi se tani pret nga Spajiq si më i votuari në këto zgjedhje të formojë qeverinë e Malit të Zi.
Ndërsa, Danijell Zhivkoviq nga koalicioni i udhëhequr nga DPS-ja, e cila si parti doli e dyta në zgjedhjet e djeshme parlamentare, u shpreh se pa një koalicion të përbashkët nuk ka qeveri të qëndrueshme reformuese e evropiane.
Në zgjedhjet parlamentare, lëvizja ”Evropa tani” fitoi 25,6 për qind të votave ose 23 mandate dhe koalicioni ”Së bashku”, i mbledhur rreth Partisë Demokratike të Socialistëve, 23,8 për qind ose 21 mandate, sipas rezultateve paraprake të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim, bazuar në 99 për qind të të të dhënave të përpunuara, sipas agjencisë malazeze të lajmeve, MINA.