Partia e Vulinit me rezolutë për anëtarësimin e Serbisë në BRICS
Lexohet për: 1 min.
371950832_821965462663262_6818778508310636299_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Partia e Aleksandër Vulinit “Pokret Socialista” ka dalë me një rezolutë për anëtarësimin e Serbisë në BRICS.

Partia e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion në Serbi këtë rezolutë ia ka paraqitur kryetarit të Kuvendit serb, Vladimir Orliq.

Kjo sipas dokumentit të siguruar nga KosovaPress, e i cili ka datën e sotme.

Ndryshe, akronimi BRIC, që në fillim nuk e përfshinte Afrikën e Jugut, u përdor për herë të parë në vitin 2001 nga ekonomisti i Goldman Sachs, Jim O'Neill në një hulumtim që nënvizonte potencialin e rritjes së Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës.

Blloku u themelua me iniciativë të Rusisë, si një grup joformal në vitin 2009 për t’iu ofruar një platformë anëtarëve të tij për ta sfiduar një rend botëror të dominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj të Perëndimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024