Protesta kundër euros në Sofje, ministri bullgar: Sulmi ndaj policëve do të ketë pasoja
Ballkani
Lexohet për: 2 min.
1000025467
6 orë më parë
Linku u kopjua

Partia nacionaliste pro-ruse Vazrazhdane ka organizuar sot protestë në Sofje kundër planeve të qeverisë së vendit për të futur euron, e cila eskaloi në dhunë ndaj policisë.

Protestuesit më herët u mblodhën përpara selisë së Bankës Kombëtare Bullgare, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe brohoritën "Jo euros- po levës bullgare"-  monedha e Bullgarisë.

Ata më pas u mblodhën përpara zyrës së Komisionit Evropian dhe hodhën ngjyrë të kuqe dhe fishekzjarrë në ndërtesë, si dhe i vunë zjarrin derës së përparme. Zjarrfikësit mbërritën dhe policia shpërndau protestuesit. Mësohet se disa prej tyre janë arrestuar dhe disa policë janë plagosur.

Qeveria e re, e formuar muajin e kaluar, e ka renditur anëtarësimin në eurozonë si një hap tjetër drejt thellimit të integrimit evropian.

Ministri i Brendshëm Daniel Mitov ka dënuar sulmin ndaj policëve dhe për autorët ka paralajmëruar pasoja ligjore, raporton BTA.

“E dënoj kategorikisht agresionin ndaj policëve të cilët me përgjegjësi dhe profesionalizëm garantojnë të drejtën e çdo qytetari bullgar për të shprehur në mënyrë paqësore protestën apo mbështetjen për kauzat në të cilat ata besojnë. Skenat e shëmtuara para ndërtesave të Bankës Kombëtare Bullgare dhe Komisionit Evropian në Sofje, të cilat ne pamë sot, janë dokumentuar dhe shkelësit do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre," tha ai.

Këshilli i Ministrave dënoi gjithashtu përdhosjen e zyrës së Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian në Bullgari.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025