Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP) ka dështuar të ruajë dhe të rrisë vlerën e pronave dhe aseteve të dhëna me qira, kështu ka thënë në një konfrencë për media auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca.
Auditorja Spanca ka shpalosur sot para mediave gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”.
“Zyra Kombëtare e Auditimit vlerëson se masat e shpejta dhe rigoroze kërkohet të ndërmerren për të përmirësuar proceset e dhënies me qira të pronave të administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Gjithashtu edhe komunat duhet të ndërmarrin veprime konkrete për të përmirësuar menaxhimin e granteve të donatorëve. Për sa i përket auditimit të të hyrave nga qiraja në Agjencinë Koosvare të Privatizimit, objektivi I audimimit ishte të vlerësohet nëse agjenacia ka menaxhuar si duhet pronat dhe asetet e tjera të dhëna me qira në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky auditim përfshinë procesin e dhënies së pronave dhe aseteve me qira për periudhën 2012-2021, bazuar në atë çfarë kemi gjetur, konkuzioni i auditimit është, se AKP ka dështuar të ruaj dhe të rrisë vlerën e pronave dhe aseteve të dhëna me qira, të cilat ishin nën administrimin e saj. Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se rreth 41 për qind e mostrave të testuara kanë rezultuar me parregullësi, dhe vlera potenciale e humbjes nga këto raste të testuara që AKP i ka shkaktuar është mbi 800 mijë euro”, theksoi ajo.
Më tej Spanca ka thënë se AKP nuk ka menaxhuar si duhet edhe “Ndërmarrjen e Re Grand hotel”.
Për një pronë tjetër, AKP në vitin 2021 kishte lidhur kontratë me një qiramarrës për tokën bujqësore me sipërfaqe 10.007 m2, me çmim prej 122 euro në muaj.