Parisi dëshiron t’i mbajë unazat olimpike në Kullën Eifel
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryebashkiakia e Parisit Anne Hidalgo deklaroi sot se unazat olimpike të vendosura në Kullën Eifel duhet të mbeten aty përgjithmonë.

"Ka tri simbole që duhen mbajtur si trashëgimi," tha Hidalgo për radion France Bleu, duke përmendur Kullën Eifel si të parën.

Më pas ajo përmendi kazanin që mban flakën olimpike dhe përfundoi me statujat e grave të shquara që u ekspozuan në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.

"Kam menduar për një kohë të gjatë se ata do të ishin në duar të mira në Paris, veçanërisht në zonën e 18-të. Këto tri vepra të mrekullueshme arti meritojnë vëmendjen tonë të plotë", tha Hidalgo.

Zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Mark Adams tha se organizatorët do të ishin të kënaqur nëse Parisi do t'i mbante unazat olimpike, duke shtuar se vendimi ishte në duart e kryebashkiakes.

Pesë rrathë të lidhur, 29 metra të gjerë dhe 15 metra të lartë, janë ngritur në një lartësi prej 60 metrash midis katit të parë dhe të dytë të Kullës Eifel në anën përballë lumit Sena. Diametri i çdo rrethi është nëntë metra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024