Paris Hilton tregon sekretin e saj të ‘qëndrimit larg diellit’
Magazina
Lexohet për: 2 min.
Paris Hilton tregon sekretin e saj të ‘qëndrimit larg diellit’
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Paris Hilton ka deklaruar gjatë paraqitjes së saj të ftuar në Zach Sang Show se nuk i është nënshtruar asnjëherë procedurave estetike.

Ajo shtoi se nëna e saj e ka mësuar të kujdeset për lëkurën e saj qysh në fëmijëri.

"Kur isha tetë vjeçe, nëna ime më tha: "Paris, qëndro larg diellit”. Jam krenare që jam krejtësisht natyrale. Qëndrova larg diellit. Asnjëherë nuk kam injektuar botoks apo asnjë lloj operacioni", tha modelja dhe sipërmarrësja 43-vjeçare.

Paris zbuloi se ka një qendër në shtëpinë e saj që përfshin trajtime të ndryshme të fytyrës, terapi me akull dhe terapi me dritë LED për përtëritje të lëkurës.

Ajo thotë se duke përdorur një brez të ngushtë të energjisë së dritës LED jo termike, procedura stimulon prodhimin natyral të qelizave për rigjenerimin e përshpejtuar të sipërfaqes së lëkurës.

Duke përshpejtuar procesin e rigjenerimit të lëkurës, zvogëlohen shenjat e dëmtimit të diellit, akneve, inflamacioneve apo edhe gjendjeve më të rënda si ekzema, psoriaza, dermatiti dhe rosacea.

Hilton po ashtu ka një dhomë hiperbarike që përdoret për terapi me oksigjen, e cila mund të shërojë indet e dëmtuara.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025