Parashikimi i motit për vikend
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.  

Do të fryjë erë  kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s.

Ndërsa, të dielen parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen në relievin malor.

“Në këtë ditë të fundit të stinës së verës ,temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.  Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-2m/s.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024