Parashikimi i motit për pesë ditë
Lexohet për: 2 min.
moti sott
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik ka paraparë një javë dinamike, me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pjesa e parë e javës parashihet e paqëndrueshme.

Sipas institutit, të hënën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të percjellura me rrufe. Disa zona të izoluara rrezikohen nga breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

“E martë- Mot kryesisht i ngjashëm, por me ulje të lehta  të temperaturave kryesisht në vlerat e maksimaleve. Parashihen riga shiu  të përcjellura me rrufe, ndërsa në zona të izoluara mund të ketë reshje breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. E mërkurë- Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Kurse, të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme , me shpejtësi  1-3m/s.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024