Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se të shtunën do të mbajë mot me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Kurse, të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më të fokusuara mund të jenë rreth relievit malor.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet më tutje në njoftim.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të institutit kombëtar të shëndetit publik .