Paraqitja e mirë nuk mjafton, Kosova mposhtet nga Hungaria
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Paraqitja e mirë nuk mjafton, Kosova mposhtet nga Hungaria
14-Kosova, Foda
26/03/2024 - 20:05
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Hungarisë dhe Kombëtares së Kosovës, ku trajneri Franco Foda është njoftuar me humbjen e parë në krye të “Dardanëve”.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Puskas Arena”, Kosova u mposht si mysafire e Hungarisë me shifrat 2:0, raporton KosovaPress.

Golat për hungarezët i shënuan Dominik Szoboszlai (minuta e 58’) dhe Zsolt Nagy (minuta e 86’).

Pas fitores 1:0 ndaj Armenisë, Kosova e pëson 2:0 nga Hungaria dhe e mbyll ciklin e miqësoreve të këtij muaji me humbje.

Miqësorja e radhës e Kosovës është më 5 qershor kundër Kombëtares së Norvegjisë.

Rezultati final, 2:0 në favor të Hungarisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026