Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia.  

Sipas policisë më 14 gusht rreth orës 15:30 në rrugën Dobrosinë-Gjilan, janë vërejtur dy automjete me targa serbe duke hyre ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

“Zyrtarët e TASK FORC-ës, kanë njoftuar edhe njësitet tjera përfshirë ato të doganës dhe rreth 16:45, në Graçanicë automjetet që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mallra, janë sinjalizuar për ndalje nga zyrtarë të Doganës së Kosovës. Dy drejtuesit e automjeteve nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve doganore që ishin me uniformë dhe veturë zyrtare.  Është arritur të ndalet vetëm njëra veturë me drejtues të dyshuarin V.B., i moshës 36 vjeçar shtetas i Serbisë.  Kurse, automjeti tjetër me drejtues të dyshuarin: F.M., ka arrit të ik në drejtim të pa njohur duke shkaktuar disa aksidente”, thuhet në njoftim.

Në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluar lokali edhe shtëpia e të dyshuari në Hajvali-Prishtinë, ku është hasur mall (pajisje elektrike) me origjinë serbe, që dyshohet të jetë futur në vendin tonë si kontrabandë.

“Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me  prokurorinë e shtetit i cili ka dalë në vendngjarje dhe ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit të arrestuar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024