Parandalohet kontrabanda me drogë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Gjatë pranimit të të burgosurit E. D., në rrobat e tij në mënyre të kamufluar u gjet një sasi e dyshuar e narkotikëve. Lidhur me rastin, janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, si dhe është njoftuar Policia e Kosovës. Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe se nuk do të qëndrojë duarkryq përballë dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024