Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës, sot ka parandaluar dy raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me mallra në fshatin Koshuticë të Komunës së Leposaviqit.
Sipas policisë, sot në ora 07:30, në fshatin Koshuticë të K.K. Leposaviq, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) ka ndaluar automjetin e tipit Golf me ngjyrë të bardhë, i cila sipër kishte të vendosur firmën TAXI.
Rasti tjetër i ndodhur sot, ku rreth orës 10:25 në fshatin Koshuticë K.K. Leposaviq, është ndaluar automjeti i tipit Mercedes, ngjyrë hiri, që drejtohej nga i dyshuari mashkull (1977), i cili dyshohet se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar dhe kishte hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
“Gjatë kontrollimit të automjetit në bagazh, në ulëse të pasme dhe në ulëse tjera janë gjet (150) paketa me çokollata-Snikers. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cila ka urdhëruar që të inicohet rastet në procedurë të rregullt për “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”. Automjeti dhe malli janë sekuestruar dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftim.