Një paketë ndihme e planifikuar për Ukrainën më vonë këtë muaj do të jetë e fundit nëse Kongresi nuk miraton ndihmë shtesë, paralajmëroi Shtëpia e Bardhë të hënën, shkruan CNN, transmeton KosovaPress.
Ndërsa ndihma e ofruar për Ukrainën deri më tani ka qenë thelbësore për t'i rezistuar pushtimit rus të Ukrainës, vendi "ende ka nevojë për ndihmën tonë", u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.“Ne jemi ende duke planifikuar një paketë tjetër ndihme për Ukrainën në fund të këtij muaji. Megjithatë, kur kjo të ketë mbaruar, siç e bëri të qartë z. McCord në shënimin e tij për Kongresin sot, ne nuk do të kemi më autoritet rimbushjeje në dispozicion dhe do të kemi nevojë që Kongresi të veprojë pa vonesë, siç kemi thëne deri tani”, tha Kirby.
Në atë shënim, një kopje e së cilës u sigurua nga CNN, McCord shkruante se departamenti do të transferonte "1.071.117 milionë dollarë" në llogaritë e tij për të zëvendësuar stoqet e tij dhe për të rimbursuar për "shërbimet e mbrojtjes" që i ofron Ukrainës.
ShBA i ofron Ukrainës më shumë ndihmë se çdo vend tjetër.