Paralajmëron Daut Haradinaj: Kosova nuk do të jetë e njejtë nëse nuk ndryshon draft-statuti i Asociacionit
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se janë njëzëri në parti sa i përket pasojave që shpërfaqë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Kështu ka thënë Daut Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook.

"Njëzëri për pasojat e ASK që tashmë Kryeministri Kurti e ka pranuar, kjo si derivat i tij, që me vite refuzoi që Kosova vet ta krijojë këtë statut", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kosova e 17 shkurtit nuk do ta ketë formatin e njëjtë, nëse kalon ky version i propozuar, pa ndryshime.

"Tash të shohim, por Kosova e 17 shkurtit të 2008, nuk do ta ketë formatin e njëjtë, as kushtetues e as ligjzbatues nëse kalon ky version i draft-statutit pa u ndryshuar ", ka thënë Daut Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025