Paralajmëron Borrell: Jemi në prag të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, duhet ta ndalojmë
Lexohet për: 1 min.
Borrell
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, paralajmëron se Lindja e Mesme është në prag të një lufte rajonale. Deklaratat Borrell i bëri nga Capri në Itali, ku ministrat e jashtëm të G7 u takuan për të diskutuar konfliktet në Gaza dhe Ukrainë.

“Katastrofa humanitare vazhdon. Mbështetja humanitare është rritur, por është shumë, e pamjaftueshme. Ne duhet t’i kërkojmë Izraelit një përgjigje të përmbajtur ndaj sulmit iranian. Nuk mund të kemi përshkallëzim. Nuk dua të ekzagjeroj, por ne jemi në prag të një lufte, një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, e cila do të dërgojë valë tronditëse në pjesën tjetër të botës, dhe në veçanti në Evropë. Ndaj ndalojeni”, tha Borrell.

Të mërkurën, liderët e BE-së në takim në Bruksel u zotuan të rrisin sanksionet ndaj Iranit për të synuar dërgesat e tij me dron dhe raketa për përfaqësuesit në Gaza, Jemen dhe Liban./Topchannel/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024