Paralajmërimet për vërshime, situatë e qetë në Gjakovë
Lexohet për: 1 min.
gjakova
2 vite më parë
Linku u kopjua

Përkundër paralajmërimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se do të ketë reshje shiu me intensitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut, në rajonet Pejë dhe Gjakovë nuk ka pasur një gjë të tillë.

Drejtori për shpëtim dhe mbrojtje, Haxhi Sejdiu bëri të ditur për KosovaPress se nuk ka pasur vërshime në Komunën e Gjakovës.  Sejdiu tha se aktualisht gjendja është nën kontroll.

Ndërkohë, mediat lokale kane raportuar se Reshjet e shiut i kanë shkaktuar dëme shtëpive në rrugën “Washington” në Gjakovë.

Po ashtu, nga raportimi i mediave lokale gjatë natës së mbrëmshme shihet se gjendja e rrugëve "Patriot Berisha" dhe "Shote Galica" në Brekoc kanë qenë të vështira të kalohen nga qytetarët. Ndërsa, gjatë reshjeve të shiut nga raportimi i mediave lokale shihet se është ngritur niveli i lumi Dri i Bardhë te ura e Fshajt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025