Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të dyshuarit për dhunim të të miturës në Klinë.
Gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, meqë i njëjti është duke u hetuar për vepër të rëndë penale.
Njoftimi i gjykatës së Pejës:
Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit F.SH për dhunim
ndaj të pandehurit F.SH, i dyshuar për vepër penale dhunim nga neni 227 par.6 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, meqë i njëjti është duke u hetuar vepër të rëndë penale dhe lehtësisht mund ti shmanget zhvillimit normal të procedurës ndaj tij, duke shtuar këtu faktin se veprën penale e ka kryer këtu ndaj te dëmtuarës se mitur dhe kjo mund të ndikoje tek i njëjti që të mos paraqitet tek organet e drejtësisë me qellim të shmangies se përgjegjësisë, nëse i pandehuri lihet ne liri ekziston rreziku potencial se i njëjti mund të ik, të fshihet dhe me këtë rast ti shmanget organeve gjate zhvillimit te procedurës.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.