Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla theksoi se nuk ka asnjë pritje nga Gjykata Speciale në Hagë sa i përket vendimit final për katërshen e UÇK-së.
E pyetur nga mediat në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, Gërvalla tha se duhet t’i shtrohet pyetja pse janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim, porse sipas saj nuk i takon asaj në këtë fazë të jep rekomandime, shkak që sipas saj, kjo gjykatw është votuar nga Kuvendi i Kosovës, raporton KosovaPress.
Ndryshe, më 9 shkurt të këtij viti në Dhomat e Specializuara kanë nisur fjalët përmbyllëse në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Katërshja e UÇK-së me 18 shkurt kanë paraqitur fjalët e tyre prej 20 minutash, ku janë deklaruar sërish të pafajshëm për të gjitha akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka kërkuar dënim me burgim prej 45 vitesh, për secilin nga ish-krerët e UÇK-së, me pretendimet për krime lufte.
Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 - gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.