Para takimit në Bruksel, Varheleyi takon Bislimin
Lexohet për: 1 min.
Fs23xeKaAAMjBbu
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varheleyi ka takuar sot shefin e ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimin.

Varhelyi ka bërë të ditur se me Bislimin kanë diskutuar agjendën e reformave të BE-së dhe detyrat që kanë përpara.

“Nisja e ditës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi duke diskutuar agjendën e reformave të BE-së dhe detyrat që kemi përpara, dhe se si Komisioni do të jetë në gjendje të ndihmojë në zbatimin e rezultateve kur dialogu Prishtinë-Beograd të jetë i suksesshëm.”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia sot do të zhvillojnë raundin e ri të dialogut në Bruksel, i pari që prej dakordimit për marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit të saj muajin e kaluar. Sot do të takohen shefat e ekipeve negociatore, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nga pala serbe. Në takim pritet të diskutohet zbatimi i neneve të marrëveshjes bazë si dhe formimi i komisionit të përbashkët mbikëqyrës për implementimin e ujdisë./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bdialogu-kosove-serbi-sot-takimi-i-kryenegociatoreve/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025