Papu Gomezit i refuzohet apeli
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Monzas, Raffaele Palladino e konfirmoi se Alejandro Papu Gomezit i është refuzuar apeli kundër një suspendimi dy vjeçar nga futbolli për shkak të dopingut.

36 vjeçarit argjentinas, i cili njihet për vitet e tij në Bergamo te Atalanta, iu dha suspendimi në muajin tetor të vitit 2023, disa ditë pasi iu bashkua Monzas si lojtar i lirë.

Papu Gomez shpjegoi burimin e testit pozitiv të dopingut, duke pretenduar se ishte për shkak të shurupit të kollës së fëmijës së tij – i cili përmbante terbutaline – i dhënë atij nga gruaja e tij Linda Raff pasi ai u kthye në shtëpi nga stërvitja me kollë në vitin 2022 gjatë kohës së tij te Sevilla.

Çuditërisht, testi i tij i dështuar i dopingut u krye përpara se të bashkohej me skuadrën e Argjentinës për Kupën e Botës 2022 në Katar, duke e lejuar atë të ishte pjesë e ekipit fitues të titullit.

Duke folur në një konferencë para përballjes së Monzas me Genoan, Palladino u pyet për situatën e Papu Gomez dhe nëse ka ndonjë përditësim.

“Apeli është refuzuar, nga ajo që e di unë. Ekipi do ta bëjë zyrtare atë”, tha Palladino.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025