Papa – Zelenskyt: Vazhdimisht po lutem për paqe në Ukrainë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Papa Françesku i ka thënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se vazhdimisht po lutet për paqe në Ukrianë, pasi u takuan në Vatikan.

Papa theksoi gjithashtu nevojën urgjente për të ndihmuar viktimat e pafajshme të pushtimit në shkallë të plotë të nisur nga Rusia vitin e kaluar, shkruan BBC.

Zelensky u takua më herët me kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila e siguroi atë për mbështetjen e Romës për Ukrainën.

Në një deklaratë të shtunën, Selia e Shenjtë tha se Papa Françesku dhe presidenti Zelensky “diskutuan situatën humanitare dhe politike në Ukrainë të shkaktuar nga lufta” gjatë një takimi që zgjati rreth 40 minuta.

Papa dhe presidenti Zelensky “ranë dakord për nevojën për të vazhduar përpjekjet humanitare për të mbështetur popullsinë”.

Papa Françesku ka thënë shpesh se Vatikani është i gatshëm të veprojë si ndërmjetës në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në fillim të këtij muaji, ai deklaroi se Vatikani po punonte për një plan paqeje për t'i dhënë fund luftës, duke thënë se misioni "nuk është ende publik. Kur të jetë publik, unë do të flas për të".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024