Papa Leone XIV: Po ushqehen më shumë konfliktet sesa njerëzit
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Papa Leone XIV: Po ushqehen më shumë konfliktet sesa njerëzit
501098ae-79fb-4fc0-b629-7c79ef20ff43
22/06/2026 - 18:17
Linku u kopjua

Konfliktet po ushqehen më shumë sesa ushqehen njerëzit, tha sot papa Leone XIV.

“Ky realitet pasqyron jo vetëm mangësitë operacionale, por edhe një çekuilibër themelor në prioritetet politike dhe morale”, shtoi ai.

Deklaratat e sipërcituara, papa Leone i bëri në fjalimin e tij para Programit Botëror të Ushqimit, shkruan ANSA.

“Më shumë se një shqetësim i thjeshtë humanitar, uria gërryen kohezionin social, rrit rrezikun e konfliktit dhe nxit migrimin e detyruar”, theksoi ai, transmeton ATSH.

“Për më tepër, ajo minon aftësinë e shteteve dhe shoqërive për të ndërtuar institucione elastike, për të ofruar arsim efektiv dhe për të promovuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, shtoi papa Leone XIV.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026