Papa kërkon sërish t’i jepet fund luftës në Gaza
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Papa Françesku bëri thirrje sërish për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe për lirimin e pengjeve izraelite nga Hamasi.

“Çdo ditë në zemrën time mbaj dhimbjen dhe vuajtjet e popullatës në Palestinë dhe Izrael për shkak të armiqësive të vazhdueshme”, tha Papa gjatë fjalimit të tij të dielën.

Ai shprehu pikëllimin për mijëra të vdekur, të plagosur, të zhvendosur, shkatërrimin e pamasë që shkakton dhimbje dhe vuajtje për të vegjlit dhe të pambrojturit që shohin të ardhmen e tyre të komprometuar.

"A mendojmë vërtet se po ndërtojmë një botë më të mirë në këtë mënyrë? Mjaft, ju lutem. Le të themi të gjithë: Mjaft, ju lutem! Ndaloni luftën”, tha ai.

Papa bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe në të gjithë rajonin, "në mënyrë që pengjet të mund të lirohen dhe të kthehen te të dashurit e tyre që presin me ankth, dhe në mënyrë që popullata civile të ketë qasje të sigurt në ndihmën e nevojshme dhe urgjente humanitare". /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024