Papa anulon predikimin e adventit
Për shkak të ftohjes, Papa Françesku anuloi pjesëmarrjen në predikimin e adventit që ishte planifikuar prej disa kohësh.
Kreu i Kishës Katolike u ankua sot në një audiencë në Vatikan se ishte ftohur, por ai mbajti atë dhe një tjetër ngjarje.
ANSA raporton se Papa kishte probleme në të folur dhe frymëmarrje. Papa Françesku, i cili të martën festoi 88-vjetorin e lindjes, prej kohësh vuan nga probleme shëndetësore. Ai është kryesisht në karrige me rrota gjatë daljeve publike. Pak ditë më parë, ai lëndoi mjekrën e tij kur goditi komodinën.
Papa Françesku ka një orar të ngjeshur për Krishtlindje. Ai do të mbajë meshën e Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit. Me hapjen e Portës së Shenjtë nis Viti i Shenjtë 2025, jubile që festohet çdo 25 vjet. Papa do të japë bekimin tradicional Urbi et Orbi në ditën e Krishtlindjes.
Papa Françesku, i lindur në Argjentinë, ka qenë në detyrë qe nga 2013 dhe është më i vjetër pothuajse nga të gjithë të tjerët. Sipas Vatikanit, vetëm Papa Leo XIII, i cili vdiq në vitin 1903 në moshën 93-vjeçare, jetoi më gjatë.
Kujtojmë, adventi do të thotë "arritje" dhe nënkupton fillimin e një ngjarjeje ose ardhjen e një personi. Në komunitetet e krishtera në mbarë botën, adventi i referohet një sezoni katër-javor të kujtimit dhe festimit të ardhjes së Krishtit.