Paneli për banim, Agim Mazreku flet mbi rrezikun nga ndryshimet klimatike
Lexohet për: 1 min.
folsi-2
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Eksperti i ndryshime klimatike, Agim Mazreku, ka folur rreth rëndësisë së projekteve që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike.

Ai në panelin për banim, mjedis dhe infrastrukturë të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se nevojiten projekte që parashikojnë rrezikun nga ndryshimet klimatike sikurse janë vërshimet.

“Kemi siguruar që edhe projektet të jenë që marrin parasysh dhe që ulin rreziqet ndaj klimës. Projektet e qeverisjes në mjedis, 50 për qind të listës prioritare të  mjedisit janë projekte që janë të sigurojnë ujë dhe të parandalojnë rrezikun e vërshimeve. Kjo është një politikë pak më largpamëse”, ka thënë Mazreku.

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojë nesër me panelet për arsim, rininë, kulturën, sport, shëndetësi, politikat qeveritare për gratë dhe vajzat, për të vazhduar me panelet për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe paneli për drejtësinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025