Pamje ekskluzive: Klerikët fetarë vizitojnë krerët e UÇK-së
Lexohet për: 1 min.
Terrnava-Ipeshkvi-2-100922
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një delegacion i klerikëve fetarë nga Kosova kanë hyrë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, për t'i vizituar krerët e UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët.

Në pamjet e realizuar nga ekipi jonë në Hagë, shihet myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërvana dhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji duke hyrë së bashku në Qendrën e Paraburgimit.

Kjo është hera e parë që një delegacion ndërfetar viziton krerët e UÇK-së, të cilët tash e dy vjet gati gjenden në paraburgim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024