Dihet që kushtet luksoze janë ato me të cilat identifikohen sot futbollistët e klubeve të mëdha në Evropë, por duket se një hap para tyre janë ata që luajnë në skuadrat e Arabisë Saudite.
Një trajtim tejet luksoz e marrin lojtarët e skuadrës saudite, Al Hilal.
Bëhet fjalë për një Boeing 747-400, me vlerë 200 milionë euro, i cili i përket princit Alëaleed bin Talal, një miliarder saudit dhe mbështetës i zjarrtë i Al-Hilal. Ky i fundit nuk e përdor më këtë Boeing pasi mori një A380, përcjellë KosovaPress.
Në sekuencat e videos, shihen pamjet brenda aeroplanit që janë si të një pallati të madh.
Këtë verë, Liga Pro Saudite, e cila mori Cristiano Ronaldon në Al-Nassr sezonin e kaluar, po godet fort në tregun e transferimeve. Francezët Karim Benzema dhe N'Golo Kanté iu bashkuan skuadrës Al-Ittihad, Kalidou Koulibaly i Senegalit u largua nga Chelsea për t'u bashkuar me Al-Hilal, ku u prezantua para publikut të dielën në mbrëmje.
Odion Ighalo menunjukkan kemewahan timnya, Al-Hilal saat menjalani perjalanan laga tandang di #SaudiProLeague ??
— GOAL Indonesia (@GOAL_ID) June 18, 2023
Mewah bos! ?
? IG/ighalojude pic.twitter.com/FW0K9Z3FAW