Pak siguri në Prishtinë, për tetë muaj afër 4 mijë vepra penale
Tema
Lexohet për: 3 min.
Prishtina2
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjuajtje me armë sikur nëpër filma në mes të lagjes “Aktash”, ku mbeti i vrarë Premtim Gashi i (Capave), pas konfliktit me Sekiraqët, kërcënimi me armë i punëtorit që dërgoi pica në po të njëjtën lagje, e shumë veprime tjera, kanë bërë që qytetarët e Prishtinës, mos të ndihen të sigurt në rrugë, madje thonë se nuk janë të sigurt as në shtëpitë e tyre.

Në Prishtinë kemi parë vozitje të shfrenuar, shkelje të polices së komunikacionit, gjuajtje e vrasje me armë nëpër lokale, vrasje të kalimtares së rastit, laboratore të kokainës, e shumë vepra tjera penale, të cilat shpesh herë krijojnë ndjenjën e pasigurisë për qytetarët.

Policia e Komuna ka vite që kanë nis procesin për krijimin e policisë së Prishtinës, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, derisa vetëm nga janari deri në muajin gusht të këtij viti, janë regjistruar 3952 vepra penale.

Mosthemelimi i Policisë së kryeqytetit po vlerësohet se ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në sigurinë në Prishtinë.  Kurse, drejtoria e sigurisë dhe emergjencave në Komunën e Prishtinës njofton se janë në fazat e fundit të caktimit të hapësirës ku do vendosen Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit.

Ndërsa, sipas ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani themelimi sa më shpejt i kësaj drejtorie, do i ndihmonte policët nga lirimi i punës dytësore e jo të merren me mbështetje për inspektorët, ndërtimet, parkingjet apo kundërvajtje të tjera.

Ramadani ka thënë për KosovaPress, se është jashtëzakonisht me rëndësi që Qeveria  e Kosovës të mbledh Këshillin e Sigurisë së Kosovës, në të cilën do të riformulojë planin operacional të policisë për siguri.

Ndërsa, drejtori i sigurisë dhe emergjencave në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica është shprehur se deri më tani janë vendosur 58 kamera në hyrje-dalje të kryeqytetit dhe në dy vitet e ardhshme do vendosen dhe 200 të tjera.

E nga ana e qytetarëve, rrugët e kryeqytetit për momentin nuk janë të sigurta.

Qytetari Selver Lejnjani është shprehur se përveç varfërisë, tashmë është shtuar edhe frika se çka po ndodh rrugëve.

Sipas mendimit të Edon Hazirit, vaksinat e COVID-19, kanë ndikuar te faktori njeri. Sipas tij, nuk mundesh të flasësh me askënd.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim në disa statistika ka deklaruar se në vitin 2023 në Prishtinë janë regjistruar 6 mijë e 185 vepra penale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024