Javën që shkoi, shqiptarët kudo që jetojnë shënuan festën kryesore - 28 Nëntorin – që është shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912.
Edhe pse të ndarë me kufij shtetëror, festa kryesore e shqiptarëve mbetet bashkim i popullit.
Edhe sot vazhdojnë përpjekjet për ruajtjen e gjuhës, simboleve, si dhe për unifikim të kombit shqiptar.
Në Kosovën që u pavarësua më 2008, ende nuk është krijuar një realitet politik, thotë ish-kryeministri Bajram Kosumi, i cili flet për procesin e ringritjes së shqiptarëve dhe faktorizimin e tyre në ballkan.
Institucionet vendore, thotë ai, kanë para vetës tri detyra kryesore të cilat ofrojnë garanci dhe siguri për paqen në Kosovë.
E në vendin ku jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, Serbia ndalon përdorimin e flamurit kombëtar.
Atje, shqiptarët përbëjnë pakicën e katërt më madhe.
Por atyre u pasivizohen adresat e banimit - që në thelb konsiderohet formë e spastrimit etnik përmes metodave administrative, sipas një raporti më 2021 të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi.
Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj flet për KosovaPress, për sfidat me të cilat po ballafaqohen shqiptarët atje.
Në Maqedoninë e Veriut me rreth 2 milionë banorë, 29 për qind janë shqiptarë, sipas regjistrimit të popullsisë më 2022.
Dokumenti që njihet si kontratë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, i dha fund një konflikti të armatosur në Maqedoninë e atëhershme.
Kur Shqipëria shpalli pavarësinë, në Kuvendin e atëhershëm të Vlorës bënin pjesë edhe delegatë nga Kosova, duke u bërë kështu nënshkrues të këtij akti.