Pak para takimit të Brukselit, Kurti takon ambasadorin francez
Lexohet për: 1 min.
Kurti ambasadori francez
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Ata kanë diskutuar për takimin e nivelit të lartë që do të mbahet nesër në Bruksel.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti dhe diplomati francez kanë diskutuar për rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejt si dhe pa kushte të Marrëveshjes bazike dhe Aneksit të saj.

“Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet bilaterale, çështjet aktuale dhe për takimin e nesërm të nivelit të lartë në Bruksel, pritjet nga ai takim dhe për rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejt dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj”, ka njoftuar Kryeministria.

Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë do të zhvillojnë nesër takim në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

https://kosovapress.com/admin/takimi-kurti-vuciq-njohesit-presin-zbatimin-e-marreveshjes-se-brukselit-dhe-ohrit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025