Paga minimale u rrit në 500 euro, Kurti tregon numrin e punëtorëve përfitues
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Paga minimale u rrit në 500 euro, Kurti tregon numrin e punëtorëve përfitues
Foto Ilustruese
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bën të ditur se, paga minimale në Kosovë është rritur në 500 euro bruto, duke theksuar se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.
Kurti përmes një postimi në Facebook, kujtoi se paga minimale kishte mbetur e pandryshuar për më shumë se një dekadë, që nga viti 2011, kur ishte caktuar në 130 euro për personat nën moshën 35-vjeçare dhe 170 euro për ata mbi këtë moshë.
Sipas tij, gjatë mandatit të qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, paga minimale është rritur katër herë, duke kaluar fillimisht në 250 euro, më pas në 350 euro, në 425 euro dhe tashmë në 500 euro.
Kurti tha se brenda më pak se pesë vjetësh është realizuar trefishimi i pagës minimale, ndërsa theksoi se rritja ekonomike do të vazhdojë të shoqërohet me përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
“Rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Republikës sonë do ta përcjellim gjithnjë me shtim të mirëqenies për të gjithë”, ka shkruar Kurti.
Ndërkaq, nga njohës të ekonomisë për pagën minimale patën vlerësuar se ky vendim mund të ndikojë në rritje të informalitetit sa i përket deklarimit të pagave për punëtorë.
https://kosovapress.com/rritja-e-pages-minimale-nga-janari-cilat-jane-shqetesimet-e-bizneseve
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.