Pa viza, rritet numri i qytetarëve për të udhëtuar në Evropë me autobus
Lexohet për: 2 min.
autobusat-020124
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Përveç me aeroplan dhe automjete, qytetarët e Kosovës tashmë kanë nisur të lëvizin pa viza në zonën Schengen edhe me autobus. Disa autobusë janë mbushur me udhëtarë dje dhe sot në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, për të udhëtuar në Evropë.

Me heqjen e regjimit të vizave nga 1 janari, disa qytetarë tashmë kanë filluar vizitat e tyre të planifikuara tek familjarët në shtetet e Bashkimit Evropian.

Qytetarët që kanë zgjedhur të udhëtojnë me autobus kanë mirëpritur liberalizimin e vizave, por theksojnë se çmimet e biletave janë të larta.

Daut Krasniqi shprehur i kënaqur për lëvizjen e lirë pa viza, por shton se shuma e biletës vetëm për një drejtim i ka kushtuar rreth 200 euro.

Ndërkaq ndryshe nga Krasniqi, qytetari Qazim Berisha tha se kushtet që i kanë vendosur janë të vështira për t’i përballuar.

 E Auguton Limani qytetari që jeton në Itali u shpreh i kënaqur që tani familja e tij kanë mundësin që ta vizitojnë atje.

Granit Veselaj nga një agjenci e autobusëve tha se qytetarët ende nuk i dinë rregullat për të udhëtuar pa viza. Ai gjithashtu tregoi edhe për çmimet që kjo agjenci i ka për udhëtarët që udhëtojnë nëpër Evropë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen./A. Zogaj

https://kosovapress.com/pa-viza-kurti-u-hoq-nje-padrejtesi-e-madhe-dhe-u-fitua-nje-e-drejte-e-rendesishme/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024