Pa fitues në vëllazëroren e dytë mes Kosovës U19 dhe Shqipërisë U19
Lexohet për: 1 min.
5-Kosova
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në grupmoshat U19 kanë barazuar në miqësoren e dytë të zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”.

Vëllazërorja e dytë mes Kosovës U19 dhe Shqipërisë U19 u mbyll pa fitues, respektivisht me rezultat të barabartë 0:0, raporton KosovaPress.

Sikurse ndeshja e parë, edhe e dyta u karakterizua me lojë të baraspeshuar, ku të dyja kombëtaret provuan vazhdimisht ta gjejnë golin por që nuk arritën.

Këto dy miqësore, të cilat ishin ndeshjet e para me këtë gjeneratë, do t’i shërbejnë përzgjedhësit të ri Adil Maliqi që ta përgatisë sa më mirë ekipin për kualifikimet e Kampionatit Evropian të kësaj grupmopshe, të cilat do të zhvillohen në vjeshtë.

Rezultati final i ndeshjes, 0:0.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025