OVL e UÇK-së uron KosovaPress-in në 25 vjetorin e themelimit të saj
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës ka uruar KosovaPress-in në 25 vjetorin e themelimit të saj.

Në llogarinë e saj në Facebook, OVL e UÇK-së tha se themelimi i KosovaPress-it ka ndihmuar që të luftohej propaganda serbe gjatë luftës në Kosovë, teksa tha se shtabi i përgjithshëm i UÇK-së më 4 janar të vitit 1999 kishte themeluar agjensinë KosovaPress dhe radion Kosova e Lirë.

“Këto dy medie, informonin saktë opinionin vendor dhe ndërkombëtar me ngjarjet e asaj kohe. Radio Kosova e Lirë ishte edhe burim frymëzimi për luftëtarët dhe popullin që mbrohej nga UÇK-ja”, thuhet në urimin e OVL së UÇK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024