OVL e UÇK-së thërret protestë pas bastisjeve të fundit
Lexohet për: 2 min.
Protesta veteranet (2 of 20)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë të ditur se nesër (e premte) do të organizojnë protestë për të kundërshtuar arrestimet dhe bastisjet e fundit që EULEX i ka bërë me urdhër të Dhomave të Specializuara.

Protesta është paralajmëruar se do të nisë nga ora 12:00 dhe do të mbahet në Fushë Kosovë, para EULEX-it.

“Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i, janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal.

Kjo gjë kështu, siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohën e pushtuesit, dhe institucionet tona vetëm po heshtin.

Prandaj, duke pasur parasysh këtë, ne thërrasim protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë, nesër me datë 15 shtator 2023, ora 12:00.

Ju ftojmë që të merrni pjesë në protestë”, ka shkruar Klinaku.

https://kosovapress.com/admin/eulex-i-bastis-shtepine-e-nje-ish-luftetari-te-uck-se/

Sot (e enjte), EULEX po kryen bastisje në shtëpinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Behar Berisha. Ndërkaq ditëve të fundit, EULEX me urdhër të Dhomave të Specializuara ka sekuestruar telefonat personal të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu.

https://kosovapress.com/admin/arrestohet-ish-komandant-remi/
https://kosovapress.com/admin/me-urdher-te-prokurorise-speciale-i-sekuestrohet-telefoni-edhe-nait-hasanit/
https://kosovapress.com/admin/prokuroria-speciale-dhe-eulex-po-kryen-bastisje-ne-banesen-e-deshmoreve-bahri-e-fahri-fazliu/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025