Pesë vjet pas filmit “The Square”, suedezi Ruben Ostlund fitoi sonte Palmën e dytë të Artë në Festivalin e 75-të të Filmit në Kanë me “Without Filter” (”Pa filtër”), një satirë e këndshme e super të pasurve dhe luksit, padyshim filmi më argëtues i ngjarjes.
Euforik në skenën e ”Grand Théâtre Lumière”, suedezi me një humor therës iu bashkua, në moshën 48-vjeçare, klubit shumë të mbyllur të çifteve, përfshirë vëllezërit Dardenne dhe Ken Loach.
“Kur e nisëm këtë film, kishim vetëm një qëllim: të përpiqeshim të bënim një film që t’i interesonte publikut dhe ta bënte të mendonte në mënyrë provokative”, tha suedezi duke marrë çmimin e tij.
“Without Filter” ndjek aventurën e Yaya dhe Carl, një çift modelesh dhe influencerash në pushime në një lundrim luksoz.
Në një lloj “Titaniku” të përmbysur, ku më të dobëtit nuk janë domosdoshmërisht humbësit, filmi zbërthen burimet e klasave nga lart poshtë: të pasurit kundër të varfërve, por edhe burrat kundër grave dhe të bardhët kundër zezakëve.
Regjisori ktirikon pa kompromis kapitalizmin dhe teprimet e tij.
Pas “Play” (2011), “Snow therapy” (2014) dhe “The Square” (2017), Ruben Ostlund vazhdon të zbërthejë konventat shoqërore dhe dilemat morale.