Osmani vlerëson punën e BIK-ut: Vazhdimisht jep kontribut atdhetar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Osmani vlerëson punën e BIK-ut: Vazhdimisht jep kontribut atdhetar
vjosa-osmani
27/05/2026 - 10:02
Linku u kopjua

Me vlerësime për kontributin që Bashkësia Islame e Kosovës bën për vendin dhe qytetarët, ish-presidentja Vjosa Osmani zgjodhi të urojë për festën e Kurban Bajramit me rastin e vizitës në pritjen e organizuar nga myftiu Naim Tërnava, raporton KosovaPress.

Ajo tha se bashkëpunimi që si presidente kishte pasur me BIK-un, flet për një kontribut atdhetar që ky institucion vazhdon ta japë edhe sot.

“Dua edhe sot të falënderoj myftiun dhe bashkëpunëtorët e tij, për punën që e bëjnë në dy rrafshe, duke i ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë, jo vetëm në këtë Bajram por në çdo situatë, duke u siguruar që ata i kanë sofrat plot. Dhe, në të njëjtën kohë i falënderoj për bashkëpunimin që e kemi pasur për ta ngritur edhe më shumë subjektivitetin ndërkombëtarë të Kosovës, për ta forcuar edhe më shumë. Ky është edhe një kontribut atdhetar që Bashkësia Islame e Kosovës vazhdon ta japë, për të cilin jemi jashtëzakonisht mirënjohës”, tha ajo derisa theksoi nevojën për më shumë solidaritet ndërnjerëzor.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026