Osmani vazhdon takimet e shumta në SHBA
Lexohet për: 1 min.
440355708_982238413260698_3531734655330996373_n
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po vazhdon vizitën e saj disaditore në SHBA me takime të shumta në shtetin federal Teksas. Ajo ka zhvilluar takime me kryetarë dhe udhëheqës të disa prej qyteteve të Teksasit, të cilat kontribuojnë në imazhin pozitiv që gëzon ky shtet sot. “Në takime e diskutime të ndara me udhëheqës të Dallasit, Lewisville, Fort Worth dhe Collin County në fokus ishte roli i jashtëzakonshëm i komunitetit shqiptar në këto qytete, si dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike në mes Kosovës dhe bizneseve që operojnë në këto vende”, ka shkruar Osmani në Facebook. Në kuadër të vizitës në SHBA, e para e vendit tonë ka zhvilluar takim edhe me kongresistin republikan Pete Sessions, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet në Kosovë dhe partneritetin me SHBA-në. Republika e Kosovës këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë në Dallas të Teksasit për t'i thelluar raportet me SHBA-në dhe shtetet pjesëmarrëse nga kontinenti afrikan.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024