Në kuadër të vizitës në SHBA, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur një fjalim para ushtarakëve amerikanë në Thayer Hall të akademisë ushtarake West Point.
Ajo me këtë rast ka thënë se trashëgimia e SHBA-së dhe ushtarëve të saj janë liria dhe ndihma e ofruar në çlirimin e Kosovës.
Ajo ka vlerësuar lart rolin e ushtrisë amerikane për lirinë, demokracinë, paqen dhe sigurinë.
“Ata prezantuan lirinë, sepse ushtarët e SHBA-së ishin për lirinë, ata ishin për demokracinë, për paqen dhe sigurinë. Diçka që ne nuk e kemi ditur derisa ju dhe të tjerë në mesin e ushtrisë amerikane na erdhën në shpëtim. Kur forcat e lirisë kaluan nëpër rrugët e Kosovës dhe flamuri amerikan valëvitej mbi një popull të çliruar, kishte gëzim, kishte mirënjohje, kishte besim se drejtësia kishte triumfuar. Rrugët u mbushën me festë me njerëz që më në fund morën frymë në liri dhe kjo është trashëgimia e ushtarëve amerikanë për trashëgiminë e popullit tonë, dhe kjo është e SHBA-së për ne të kthyer në atdhe”, tha Osmani.