Osmani uron Pirc Musar: Pres të punojmë për partneritetin e palëkundur
Lexohet për: 1 min.
0 Vjosa Osmani 2022 (9)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar homologen e saj sllovene Natasha Pirc Musar me rastin e zgjedhjes si presidente e parë femër e Sllovenisë.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se pret që së bashku të punojnë për partneritetin e palëkundur mes Kosovës dhe Sllovenisë.

“Ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm, mezi pres të punoj ngushtë me ju për të ndërtuar partneritetin e palëkundur Kosovë-Slloveni, të bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike”, uroi Osmani.

Sllovenia u bë sot me presidenten e saj të parë femër, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve triumfoi kandidatja e pavarur Natasha Pirc Musar, e cila fitoi më shumë vota se kundërshtari Anzhe Logar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025