Osmani udhëton për vizitë zyrtare në Kroaci
Lexohet për: 1 min.
1.Vjosa Osmani 120422 (6)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Zoran Milanoviq ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci, ku fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Në agjendë të vizitës së presidentes, Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenković, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq.

 Sipas njoftimit, në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Osmani do të ketë vizitë edhe në komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024