Osmani takon rektorin e UP-së, flasin për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Osmani takon rektorin e UP-së, flasin për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, të cilin e uroi për marrjen e pozitës në krye të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë takimit, presidentja Vjosa Osmani u njoftua nga afër me sfidat të cilat përballet UP-ja.

“Presidentja Osmani e falënderoi rektorin Hajrullahu për përpjekjet për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe shprehu përkrahjen e plotë të Presidencës drejt avancimit dhe fuqizimit të Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë këtu edhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024