Osmani takon homologun austriak, bisedojnë për paqe dhe stabilitet në Evropë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.
Me homologun austriak, Osmani ka potencuar vendosmërinë e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe koordinimin, duke kontribuar bashkërisht për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në këtë kohë kritike për Evropën.
“Pas vizitës zyrtare të vitit të kaluar, sot u prita sërish në një takim pune nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, në pallatin Hofburg në Vjenë, për të vazhduar diskutimet për partneritetin strategjik në mes të dy shteteve tona. Potencuam vendosmërinë e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe koordinimin, duke kontribuar bashkërisht për
paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në këtë kohë kritike për Evropën. Presidentin Van der Bellen e urova për rizgjedhjen e tij në krye të shtetit dhe shpreha vendosmërinë tonë të punojmë drejt hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Austrisë. Jemi mirënjohës për përkrahjen e palëkundur të Austrisë për rrugën euroatlantike të vendit tone”, ka shkruar osmani në Facebook.