Osmani takon Fries: Bandat e Vuçiqit duan destabilizim, të dënohen veprimet e tyre
Lexohet për: 3 min.
DSC_5008
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Charles Fries, me të cilin ka biseduar për progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Në komunikatën për media bëhet e diur se Osmani ka potencuar se bandat kriminale, të mbështetura nga Vuçiqi, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit, prandaj siç ka thënë ajo, veprimet e tyre të rrezikshme duhet të dënohen nga të gjithë.

“Presidentja ka përsëritur dënimin e fuqishëm për sulmet e strukturave ilegale serbe të shndërruara në banda kriminale kundër policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve. Presidentja Osmani ka potencuar se këto banda kriminale, të mbështetura nga Vuçiqi, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit, prandaj veprimet e tyre të rrezikshme duhet të dënohen nga të gjithë”, thuhet në njoftim.

https://kosovapress.com/admin/kfor-te-henen-ne-veri-u-plagosen-30-ushtare-palet-te-marrin-pergjegjesi-per-situaten/

Bëhet e ditur se Osmani vuri theksin në nevojën e koordinimit me partnerët ndërkombëtarë, si hap i domosdoshëm në mënyrë që të sigurohet paqe dhe stabilitet afatgjatë në vend e rajon, ndërsa ka përmendur rëndësinë e sundimit të ligjit dhe përballjen me drejtësinë për bandat kriminale dhe veprimet e tyre të kundërligjshme.

https://kosovapress.com/admin/kompania-izraelite-grupi-wagner-eshte-nisur-ne-kosove/

Po ashtu, bëhet e ditur se ndër të tjera, në takim u diskutua për progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, me ç’rast Osmani ka ritheksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bpolicia-e-kosoves-per-veriun-situate-e-brishte-por-e-qete/

“Në veçanti, presidentja ka informuar Fries për progresin e bërë në fushën e sundimit të ligjit, që përfshinë edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për reformat demokratike dhe për përafrimin e plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së. Tutje, zëvendës Sekretari Fries vlerësoi lart bashkërendimin e Kosovës për dënimin publik dhe sanksionet kundër Rusisë si dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës”, thuhet aty.

Në këtë takim, Fries ishte i shoqëruar nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024